Create memories with us.
Lets Travel Together.
Daily trips to Butrint, Parga, Jeep Safari Adventure.
Flying dolphin and car ferry Corfu to Saranda, every day at 07:30, 09:00, 13:00 and 18:30
Flying dolphin and car ferry Saranda to Corfu, every day at 06:30, 08:45, 10:30 and 16:00

MARRËVESHJET DHE KUSHTET

MARRËVESHJET DHE KUSHTET

Sipas rregullores S.O.L.A.S., marrëveshjes Greke dhe Shqiptare dhe Udhëzimit Komunal të Komunitetit Europian 98/41, është tani e detyrueshme , për arsye sigurie, të deklaroni informacionin e mëposhtëm kur ju bëni rezervimet tuaja: Mbiemri, Emri, Kombësia, Datëlindja, Vendlindja(shteti), Lloji i dokumentit, Numri i dokumentit, Data e skadencës, Gjinia, Kategoria e moshës( i rritur, fëmijë, foshnjë), Nevoja për përkujdesje të veҫantë, Numri i telefonit, Adresa e-mail, Numri i targës së automjetit. Pasagjerët që kërkojnë përkujdesje të veҫantë duhet të bëjnë njoftimin në zyrat kryesore të rezervimeve të kompanisë.

Të dhënat e kontaktit të pasagjerëve: Ne këshillojmë pasagjerët se pasi të kenë blerë biletat e tyre, duhet të na pajisin me numrat e telefonit( do të ishte më mirë numrin e tyre të telefonit celular) ose adresën e-mail në mënyrë që ata të informohen në raste vonesash,, anullimesh ose shtyrje të udhëtimeve. Në rast se pagjerët nuk dëshirojnë të ofrojnë të dhënat e kontaktit , kompania nuk merr asnjë përgjegjësi pasi pasagjeri nuk do të informohet në raste vonesash, anullim ose shtyrje të udhëtimeve.

 

Rezervimet dhe prenotimet mund të behen nëpërmjet të gjitha agjensive qëndrore në port, dhe në faqen zyrtare të interenetit FINIKAS LINES në www.finikas-lines.com.

Bileta lëshohet në emër të udhëtarit dhe është vetëm për personin. Nuk është e transferueshme dhe është e vlefshme vetëm për udhëtimin e përcaktuar për të cilin është lëshuar. Ҫdo ndryshim duhet të raportohet në zyrat qëndrore të biletave në Port.

  • Që nga data e lëshimit të biletës dhe deri 30 ditë para nisjes së planifikuar, pagesa e biletës është plotësisht e kthyeshme.
  • Nga 29 deri në 7 ditë para nisjes së planifikuar: 75%  është e kthyeshme.
  • Nga 6 deri në 24 orë para nisjes së planifikuar: 50%  është e kthyeshme.
  • Në më pak se 24 orë nga nisja e planifikuar pagesa e biletës nuk kthehet.
  • Biletat mund të rimbursohen ose ndryshohen vetëm nga agjensia që i ka lëshuar ose nga kompania në rast se janë prenotuar onlilne.
  • Biletat nuk mund të anullohen nëpërmjet telefonit.
  • Biletat jo-treguese nuk mund të rimbursohen.

Në rast të humbjes së një bilete udhëtari duhet të lajmërojë menjëherë Agjensinë e Udhëtimeve ose Agjentin e Portit të Kompanisë. Udhëtari mund të marrë vetëm biletën e riprintuar me identifikim të vlefshëm në portin e nisjes.

Ҫmimet dhe oraret të listuara në këtë katalog janë bazuar në kushtet ekzistuese në kohën e publikimit.Nëse ndonjë prej kushteve duhet të ndryshojë pas kohës së publikimit, Kompania ka të drejtë për të bërë ndryshime në orare, në ҫmime dhe udhëtime ose të tërhiqet nga detyrimet  kontraktuale pa njoftim paraprak. Kompania sidoqoftë nuk është përgjegjëse për dëmet që rezultojnë nga kjo. Kushtet e lartpërmendura përfshijnë ҫdo lloj situate të paparashikueshme si një rritje në ҫmimet e karburantit ose luhatje të monedhës. Në rastin e pamundësisë të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale klienti ka të drejtën e rimbursimit të plotë të pagesave të bëra.Oraret mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

Ҫmimet e biletave të blera në vende të tjera mund të ndryshojnë për shkak të luhatjeve në kursin e këmbimit.

Ҫmimet e grupeve mund të kërkohen nëpërmjet kompanisë. Një grup përbëhet nga 16 pasagjerë minimumi.

  • Fëmijët nën moshën 4-vjeҫ udhëtojnë pa pagesë. Duhet të lëshohet një biletë falas për t’u nisur.
  • 50% ulje është dhënë për fëmijët 4-16-vjeҫ.

Në përputhje me Rregulloren e Këshillit (EC) No 2252/2004, pasagjerët e mitur duhet të kenë dokumentat e tyre të udhëtimit për t’u nisur. (Pashaportë)

  • Fëmijët nën moshën 18-vjeҫ nuk pranohen në bord pa u shoqëruar nga dy prindërit ose një person i rritur.
  1. Fëmijët që shoqërohen vetëm nga një prind, një autorizim me shkrim duhet  të nënshkruar nga prindi tjetër.
  2. Nëse i rrituri nuk eshtë një prej të dy prindërve një autorizim me shkrim duhet të nënshkruhet nga ndonjë prind ose kujdestar ligjor.
  3. Formularët e përshtatshëm janë në dispozicion në zyrën qëndrore të biletave në port.
  4. Nëse prindërit nuk janë në vendin e portit të nisjes nënshkrimi i autorizimit duhet të vërtetohet nga gjendja e fëmijëve dhe të përkthehet nga ambasada e vendit të portit të nisjes.
  5. Nëse  prindërit nuk janë në port por në  vendin e portit të nisjes, nënshkrimi i autorizimit mund të vërtetohet nga një Departament Policor i Vendit të portit të nisjes.
  6. Nëse prindërit janë në portin e nisjes nenshkrimi i autorizimit mund të vërtetohet nga Zyra e Kontrollit të Pashaportave.
  7. Autorizimi me shkrim duhet të dërgohet në Zyrën e Kontrollit të Pashaportës dhe tek pronari ose drejtuesi i anijes.

  • Për qytetarët e BE –së kërkohet një kartë identiteti e vlefshme ose një pashaportë e vlefshme.
  • Qytetarët e një vendi jo-europian që i nënshtrohen detyrimit për viza në zonën Shengen kanë nevojë për një pashaportë të vlefshme dhe një leje qëndrimi ose vizë të vendit që i përket zonës Shengen.
  • Para se të hyjnë pasagjerët duhet të sigurohen se kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për zbarkimin e tyre në portin e destinacionit. Transportuesi nuk mban përgjegjësi në rast se pasagjerit i refuzohet zbritja nga autoritetet lokale për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme për të hyrë në vendin e destinacionit.

Udhëtarët me aftësi të kufizuara duhet të njoftojnë në zyrat kryesore të rezervimeve të kompanisë.

  • Tarifat përfshijnë kalimin e detit, taksat dhe tarifat portuale.
  • Vendet janë pa numër.

  • Të gjithë udhëtarëve ju kërkohet me dashamirësi të kalojnë në terminalin ndërkombëtar të pasagjerëve, të paktën 1- orë para kohës së planifikuar të nisjes.
  • Udhëtarëve me automjete gjithashtu iu kërkohet të kalojnë terminalin ndërkombëtar të udhëtarëve, të paktën 1 –orë para kohës së planifikuar të nisjes për kontrollin e klientit.
  • Të gjithë udhëtarëve iu kërkohet të  a) të paraqesin biletat e tyre tek oficeri i sigurisë të terminalit të hyrjes, b) të paraqesin një pashaportë të vlefshme ose kartë identiteti tek zyra e kontrollit të pashaportave., c) të kalojnë nga terminali i kontrollit të klientit.
  • Sipas Udhëzimit 98/41/EC dhe artikullit 5 të Dekretit Presidencial 23/1999 (Gazeta Qeveritare A’17), të dhënat e udhëtarëve do të konfirmohen gjatë procesit të hyrjes(check-in) në anije. Të gjithë udhëtarët kur të hyjnë në anije, së bashku me biletat e tyre duhet të paraqesin Kartën e tyre të identitetit, ose prova të tjera zyrtare elementësh vërtetues të identitetit të tyre.
  • Për shkak të përputhjes tonë me rregullat e sigurisë të kodit ISPS( Siguria e anijeve ndërkombëtare dhe objektit të portit), Kompania ruan të drejtat e Kompanisë për të ndaluar hyrjen e ndonjë individi që sipas dijenisë më të mirë të kompanisë, nuk duket se ka dokumente të vlefshme udhëtimi ose dështon të provojë , përtej dyshimit, identitetin e tij/të saj. Në rast të një gjobe të vendosur ndaj kompanisë nga zyra e emigracionit, shuma do t’i ngarkohet udhëtarit që nuk ka dhënë dokumentat ligjore të duhura. Kompania nuk mund të jetë përgjegjëse në rast se autoritetet e ndalojnë udhëtarin nga udhëtimi i tij/i saj.
  • Në rastin e refuzimit të hyrjes nga zyrtarët e emigracionit, udhëtari do të kthehet në vendin e nisjes së tij/saj me shpenzimet e veta. Ne do të rekomandonim që qytetarët e të gjitha shteteve të kontaktojnë me konsullatën e duhur për informacion të detajuar.
  • Operatorët e automjeteve janë përgjegjës për hyrjen e automjeteve të tyre sipas udhëzimeve të ekuipazhit të anijes.
  • Udhëtarët e automjeteve duhet të dalin nga automjeti para hyrjes në anije.
  • Kategoria e automjetit shkruhet në biletë pas deklaratës së udhëtarit.

Për shkak të përputhjes tonë me rregullat e sigurisë të kodit ISPS( Siguria e anijeve ndërkombëtare dhe objektit të portit), të gjithë personat dhe të gjitha objektet e sjellura në bordin e  anijes është e detyrueshme të kontrollohen.

Personat që refuzojnë të përmbushin këtë kërkesë, nuk do të lejohen të hyjnë në anije dhe do të raportohen tek autoritetet përkatëse portuale.

  • Nëse një udhëtar që ka hyrë në bordin e anijes dëshiron të zbresë para nisjes, ai/ajo duhet të marrë të gjitha bagazhet e transportuara dhe , ose automjetin. Në rastin e automjeteve të të gjitha llojeve, ju lutem mbani mend mundësinë që ju  të mos jeni në gjendje t’i largoni ato nga garazhi i anijes për shkak të pozicioneve të rregulluara më parë.
  • Është rreptësisht e ndaluar për udhëtarët të mbajnë armë zjarri, eksplozivë, lëndë djegëse dhe substanca ose materiale të tjera të rrezikshme në bordin e anijes.
  • Për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e Anijes dhe të udhëtarëve si dhe mbrojtjen e mjedisit, ju kërkohet me dashamirësi të mos flakni bishtat e cigareve të cilat nuk janë fikur brenda ose jashtë Anijes ose në bordin e anijes.
  • Udhëtarët duhet t’i përmbahen rregullores së sigurisë gjatë hyrjes, zbritjes dhe udhëtimit, t’u përmbahen rregullave të higjenës dhe të sillen në mënyrë të respektueshme ndaj bashkë- udhëtarëve dhe ekuipazhit.Për më tepër, ata duhet të respektojnë ҫdo urdhër të dhënë nga drejtuesi ose udhëzim i dhënë nga anëtarët e ekuipazhit gjatë udhëtimit dhe t’u drejtohen anëtarëve kompetentë të ekuipazhit nëse shfaqet ndonjë problem.

  • Udhëtarët kanë të drejtë të mbajnë bagazhe të lira deri në 25 kg dhe 0.253. Gjatë udhëtimit, bagazhi mbetet në zonat e projektuara posaҫërisht.
  • Sendet personale që janë të vendosura në automjetet e pasagjerëve nuk do të mund të merren gjatë udhëtimit pasi hyrja në garazh është e ndaluar pas nisjes së anijes.
  • As transportuesi, as anija nuk janë përgjegjëse për ndonjë aksident, humbje ose dëmtim që ndodh para hyrjes në anije ose ngarkimit dhe zbarkimit.

 

Kufiri i përgjegjësisë për humbjen  ose dëmtimin e bagazheve përcaktohet nga dispozitat përkatëse të Rregullores (BE) No 392/2009 i Parlamentit Europian  dhe këshillit të datës 23.04.2009.

Në rast të ndalimit të nisjes për shkak të kushteve të motit të keq ose për shkak të urdhrave zyrtare nga autoritetet portuale, kompania nuk pretendon përgjegjësi për vonesat e mundshme ose anullimin e udhëtimit. Në këtë rast udhëtarët mund të modifikojnë biletat e tyre ose të marrin një rimbursim të shumës së plotë të paguar për biletën. Kompania e lundrimit rezervon të rizëvendësojë anijen për të cilën u blenë biletat dhe që ishte caktuar për udhëtim me një anije tjetër.
  • Kafshët shtëpiake udhëtojnë në kabina të përshtatshme për kafazet e kafshëve në kuvertën e anijes.
  • Kafshët shtëpiake nuk lejohen në zonat e mbyllura publike ose kabina. Të zotët e kafshëve janë përgjegjës për ushqyerjen dhe higjenën e kafshëve të tyre. Pronarëve të kafshëve ju kërkohet të mbajnë me vete dokumentin e vlefshëm shëndetësor të kafshës së tyre në format origjinal, të përditësuar kohët e fundit.

  • Udhëtarët janë përgjegjës për përmbushjen e të gjitha rregulloreve të portit, të shëndetit dhe të doganës.
  • Udhëtarët duhet të respektojnë udhëzimet e dhëna nga kapiteni ose nga ekuipazhi në lidhje me rregullin publik dhe sigurinë në bordin e anijes.                                        
  • Ata githashtu mund të kontaktojnë kompaninë ose Autoritetet Portuale pas përfundimit të udhëtimit.
  • Kompania ka të drejtën të zëvendësojë anijen për të cilën është blerë bileta, nëse kërkohet.
  • Oraret, cmimet dhe marrëveshjet dhe kushtet e udhëtimit janë objekti i ndryshimeve pa lajmërim të mëparshëm. Në rast të një rritjeje të konsiderueshme të karburantit, Kompania rezervon të drejtën për të ndryshuar cmimet pa njoftim paraprak.
  • Oraret e mbërritjes të shkruara tek oraret tregojnë ardhjen e anijes në hyrje të portit.
  • Kompania nuk është përgjegjëse për ndonjë vonesë ose anullim të shkaktuara nga devijimi ose mosmbajtja e udhëtimeve të caktuara për shkak të motit të keq ose me urdhër të Autoriteteve Portuale ose për shkak të forcës madhore.
  • Në rast të anullimit të udhëtimeve ose shtyrjes së udhëtimeve të programuara,të cilat nuk janë për shkak të ngjarjes përtej kontrollit të kompanisë, përgjegjësia e kompanisë është e kufizuar në rimbursimin e pagesës së biletës së udhëtarit, në rast se kompania e ka lajmëruar udhëtarin 7 ditë para nisjes.
  • Kjo kontratë transporti udhëhiqet nga ligji Grek. Ҫdo kërkesë që rrjedh nga kjo kontratë i nënshtrohet  Gjykatave të Korfuzit, Greqi, pavarësisht nga baza ligjore. Transportimi është objekt i përgatitjeve dhe kufizimeve financiare të përgjegjësisë të cilat zbatohen prej Rregullores(BE) No392/2009 të Parlamentit Europian dhe të këshillit të 23 Prillit 2009, në atë masë që dispozitat e mësipërme janë të vlefshme për transportin e udhëtarëve, bagazhet e tyre dhe automjetet, ashtu siҫ janë në fuqi në Greqi.  

NEWSLETTER

Subscribe to our newsletter and get informed.

Finikas Lines & Travel ka arritur te konsiderohet si nje prej operatoreve kryesor ne linjat e transportit nderkombetar detar, tokesor, po ashtu edhe ne fushen e turizmit, me udhetime turistike.

 

Lexo më Shumë

Agjensitë në Shqipëri

Porti i Sarandës, Shqipëri

Finikas Lines
Lagjia Nr. 4, Rruga Mitat Hoxha, Prane Portit
T. +(35) 5852 26057
F. +(35) 5852 25117

Ionian Seaways
Lagjia Nr. 4, Rruga Mitat Hoxha Prane Portit
T. +(35) 5852 26712

Agjensitë në Korfuz

Porti Korfuzit, Greqi

Finikas Lines - Ionian Seaways
Ethn. Antistaseos 4, New Port
T. +(30) 26610 38690 – 31649 – 25155
F. +(30) 26610 38787 – 26555