PARGA

Për një ditë të bukur dhe eksperiencë të paharrueshme bashkohuni me ne për të vizituar qytetin e bukur të Pargës.

Parga shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Greqisë. Ky qytet i vogël ndodhet në një gji  të vecuar të detit Jon.

Udhëtimi ynë fillon në mëngjes me autobus. Ju do të keni mundësinë të zbuloni qytetin e bukur të Pargës, kështjellën e Ali Pashës, rrugët e bukura dhe piktoreske dhe shtëpitë e vjetra të Pargës. Pasi të keni eksploruar qytetin ju do të keni mundësinë të adhuroni me varkë plazhet mahnitës shkëmborë. Gjithashtu do të ndaloni në plazhin e Liknos për të notuar dhe për të bërë banjo dielli. Në fund të ditës ju do të keni jë kujtim të bukur dhe një dëshirë për t’u kthyer prapë.

Gjithmonë rekomandohet nga klientët tanë. 


BUTRINTI DHE KËSHTJELLA E LËKURËSIT

Për adhuruesit e historisë dhe arkeologjisë ejani me ne për të eksploruar BUTRINTIN dhe Kështjellën e Lëkurësit me autobuzët tanë të rinj a/c dhe guidat tona të mirëinformuara.

Rrënojat e lashta të Butrintit ndodhen 18km(11ml) në jug të Sarandës dhe janë një gur me të vërtetë i cmuar nëse ju tërheq bota e lashtë. Rrënojat i përkasin periudhave të ndryshme, me një shtrirje 2500-vjecare.

Parku, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme në vend që ka artifakte dhe ndërtime që datojnë që nga periudha e Bronzit deri në shekullin e 19-të. Një numër i madh monumentesh janë akoma ekzistues duke përfshirë këtu muret e qytetit, pagëzimoren e lashtësisë së vonë, bazilika e madhe, teatri dhe kullat veneciane.

Kështjella e Lëkurësit ndodhet në majën e kodrës së Sarandës, Kështjella ishte një garnizon i ndërtuar nga ushtarët turq në shekullin e XVI me qëllim që të kontrollonte rrugët që kalonin në kryqëzimin e Sarandës.

 


 

GJIROKASTRA DHE SYRI I KALTËR

Ne ju japim mundësinë për të zbuluar qytetin e njëmijë shkallëve Gjirokastën bashkë me burimin e Syrit të Kaltër një udhëtim i organizuar me autobus me një guidë në gjuhën tuaj.

Qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në jug të Shqipërisë, Gjirokastra e vendosur në anën e pjerrët të lagunës së Drinos që ka pamjen e një pejsazhi historik e rrethuar nga male me dëborë. Ky ‘ qytet i njëmijë shkallëve’ përbëhet nga qindra shtëpi-kulla të stilit Otoman me cati të gurta dalluese, ballkone të drunjtë dhe mure të gurtë të lyera me gëlqere.

 

E sunduar nga muret rrethues të thepisur të kështjellës së saj të madhe, Gjirokastra është një qytet magjik me një të kaluar të trazuar.

Burimi i Syrit të kaltër ndodhet 1km larg nga rruga kryesore Sarandë-Gjirokastër. Prurja mesatare e këtij burimi është 6m3/sek dhe thellësia e tij është 45m. Zona përreth liqenit ka një florë dhe faunë shumë të pasur, ku mund të gjeni troftën e lumit dhe shumë lloje kafshësh të tjera si: kunadhe, dhelpra dhe lloje të ndryshme zvarranikësh etj.