PORTO PALERMO DHE PLAZHI I KRORËZIT

Për adhuruesit e detit dhe varkave FINIKAS LINES gjatë verës organizon një ditë të bukur jashtë për të zbuluar plazhin më të bukur të Krorëzit dhe Kështjellën e Porto Palermos me varkë.

Kjo kështjellë e vogël ndodhet në një pozicion të bukur mbi një gadishull në një gji të vogël tektonik të Porto Palermos( në lashtësi i njohur si Panormes gllabëruesi).

Kështjella e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregdetin e detit Jon në jug të Shqipërisë.

Kjo kështjellë madhështore dhe e vogël në rivierën shqiptare është parajsa! Është një dhuratë e Ali Pashës për dashurinë e tij të vetme…Vasiliqi… kaq romantike! Kështjella ka një pamje tërheqëse nga deti rreth 360o.Duke u ngjitur në kodër për të arritur te hyrja ju mund të ndieni qetësinë e vendit dhe të shijoni bukurinë e natyrës përreth jush… nëse ju shikoni me shumë kujdes, ju do të shikoni hyrjen e vendodhjes së nendetseve ku mbaheshin dy nga nëndetset e Hoxhës. Kur ju hyni në kështjellë dhe arrini në tarracë një pamje e mrekullueshme ofrohet përpara jush!

 


KORFUZI

Finikas Lines ju jep mundësinë për një udhëtim ditor në qytetin kozmopolitan të ishullit të Korfuzit. Nisja në mëngjes dhe kthimi në mbrëmje me varkat e linjës tonë. Ishulli i Korfuzit ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Greqisë.

Qyteti i vjetër është një gur i cmuar për ta parë, me dy kulla veneciane, muzetë interesantë, Sheshi Spinada dhe Rruga Liston, rruga e mrekullueshme e kalldrëmtë që është një kopje e Rue de Rivoli në Paris. Në një rrugë pranë Liston është Kisha e Shën Spiridhonit, mbrojtësit të ishullit, kulla e kambanores së të cilit është më e larta nga të gjitha kishat në qytet…

Mos e humbisni!!! Përjetoni me ne kujtime të bukura dhe të cmuara.