Duke nisur nga dita e sotme,  hapet linja e lëvizjes së udhëtarëve me traget në linjën Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas Sarandë – Korfuz. Lajmi është bërë publik nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.
​Gjatë ditës së sotme, sipas pronarit të tragetit Sarandë – Korfuz, Andrea Qirjako do të informohen udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarandë – Korfuz Qirjako shkruan sot per kete lajm te shumpritur :
“Nga dita e sotme hapet pika kufitare e Sarandës me Korfuzit. Finikas Lines njofton se gjatë ditës do të informojë udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarande-Korfuz Urojmë sezon të mbarë për Finikas Lines! Turizmi është jetë!”
“I urojmë Finikas Lines dhe gjithë kompanive të tjera turistike që operojnë në Sarandë sezon të mbarë e të suksesshëm!/-shkruan administratori i Agjencise FINIKAS, Andrea Qirjajko, i cili perfaqeson prej vitesh kompanine shqiptare pioniere te linjave nderkombetare Sarande-Korfuz dhe anasjelltaz. Ditën e djeshme, Greqia ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit. Më 1 korrik priten masa të reja lehtësuese nga qeveria greke. Zhbllokimi i qarkullimit te trageteve te udhetareve dhe turisteve ne kahjet Sarande-Korfuz dhe Korfuz-Sarande, pritet te sjelle zhvillime te reja turistike jo vetem ne Sarande po edhe ne krejt hapesiren e jugut te Shqiperise. Sarandë dhe anasjelltas Sarandë – Korfuz. Lajmi është bërë publik nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.

SOURCE:  https://sarandanews.al/me-ne-fund-hapet-linja-e-trageteve-korfuz-sarande-dhe-anasjelltas/